Trafiku i drogës, kapet 1 kg kokainë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, arrestohet shoferi

474
Një kilogram kokainë është bllokuar nga policia greke pasditen e të dielës në një autobus të linjës Tiranë-Athinë. Burime të policisë së Gjirokastrës thanë se lënda narkotike u gjet në mjetin e transportit të udhëtarëve të linjës Tiranë -Athonë gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke.
Burimet nga policia kanë thënë se autobusi kishte dalë nga Shqipëria dhe po kryente procedurat e kontrollit kufitar për tu nisur në drejtim të Athinës.
Dyshimet e para janë se kokaina është marrë në Shqipëri dhe po trafikohej në drejtim të Greqisë. Po kështu mësohet se ka nisur një verifikim për faktin se droga i ka shpëtuar kontrollit të palës shqiptare. Pas hetimeve dhe kontrolleve të para në anën greke të kufirit, policia ka njoftuar se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit. Mjeti i transportit të udhëtarëve mësohet se është në pronësi të një kompanie transporti greke. Ndërkohë autobusi drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, me iniciale T.I i cili është arrestuar.
Sigal