Trafiku i drogës, Gjykata lë në burg Ben Çamin

437
Ben Çami, doli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij u caktua masa “arrest me burg”. Ai u arrestua në pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, bashkë me dy persona të tjerë, Janaq Kaçeli dhe Eldi Zahirin, të cilët dyshohet se ishin organizatorët e trafikut drejt Turqisë së një ngarkese hashashi prej 574 kg. Gjykata tha se ka prova të tjera për ta mbajtur në burg Ben Çamin, edhe pse arrestimi i tij në flagrancë u vlerësua si i paligjshëm. Ben Çami është një personazh i njohur nga bota e krimit në vend. Ai është akuzuar vite më parë si kreu i një rrjeti trafikantësh heroine nga Maqedonia drejt Shqipërisë, me destinacion final vendet e BE-së. Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha edhe për Janaq Kaçelin dhe Eldi Zahirin.
Sigal