Trafikonte armë zjarri në Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

460
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot nga Policisë e Durrësit. Mësohet se është ndaluar shtetasi Bujar Aga, banues në Kavajë, i shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Sipas policisë, 34-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikim të armëve të zjarrit”, e cila dënohet deri në 10 vjet burg. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Sigal