Trafikonin kokainë përmes trenit në Itali kapen 6 shqiptarë në Genova

515
ITALI – 6 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë Roland Barkaj, tjerët janë Albano Rada, Ici Jenci, Evis Janeci, Xhaferr Cullhaj dhe Denis Bilbili.
Sipas hetuesve shqiptarët kalonin drogën nga Genova në Borgotaro, duke udhëtuar me tren. Në Borgotaro bëheshin aktiv shpërndarësit e tjerë, Albano Rada, 28 vjeç, së bashku me Ici Jencin, 39 vjeç, të cilët menaxhonin tregun lokal.
Pas operacionit në Fidenza, mediat italiane bëjnë me dije se, Albano Rada u kthye në Shqipëri. Vendin e tij e zuri Evis Janeci, 27 vjeç. Karabinierët e zbuluan më 6 qershor të vitit 2014 me 104 gramë kokainë, të sapo blerë në Genova.
Janeci mbeti dhe viktimë e një grabitjeje të mbetur në tentativë, të kryer nga Xhaferr Cullhaj, 25­vjeçari banues në Medesano, për mospagesën e një dërgese droge. Kokaina kishte dalje edhe në Parma, ku ishte aktiv shtetasi tjetër shqiptar, Denis Bilbili, banues në Venecia. Edhe ai furnizohej në Liguria, falë kontakteve me Barkaj.
Gjashtë shqiptarët janë arrestuar nga karabinierët në Borgotaro,dhe gjatë hetimeve janë sekuestruar 320 gramë kokainë, 66 fishekë të kalibrit 12 dhe një pushkë.
Sigal