Trafikonin drogë në Greqi, në pranga 41 vjeçari dhe një i mitur

432
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, për transportimin e një sasie kanabisi.

Një 41 vjeçar dhe një i ri i moshës 15 vjeç, u arrestuan ndërsa po ecnin me këmbë në rrethinat e Kozanit, në pjesën veriore të vendit.

Në çantën e shpinës që kishin me vete u gjetën 10 mpaketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 9,8 kilogramë, që e kishin sjellë nga Shqipëriaë.

Sipas policisë, të dy ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi, ndërsa ndaj 41 vjeçarit ishte shpallur më herët masa e ndalimit të hyrjes në zonën Shengen.
Sigal