Trafikonin drogë, arrestohet shqiptari dhe rumunia në Itali

529
Një shqitar dhe një rumune janë arrestuar nga policia italiane në qytezën Frascati pranë Romës, për trafik droge. 34-vjeçari shqiptar dhe 27-vjeçarja rumune u vunë në pranga gjatë një operacioni të kordinuar nga policia italiane mëngjesin e së enjtes. Ata u arrestuan pasi policia gjeti në një apartament në Frascati, ku ata jetonin, një kilogramë marijuanë. Shqiptari dhe rumunia akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe rezistencë ndaj punonjësve publikë. Gjithashtu, edhe tre persona të tjerë u ndaluan, raportojnë mediat lokale.
Sigal