Trafikonin drogë, arrestohen 3 vëllezërit në Mirditë

475
Policia e Lezhës ka sekuestruar sot 3.5 lëndë narkotike kanabis sativa e paketuar për trafikim, duke arrestuar tre vëllezër si posedues të saj. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit Arben Deda, 34 vjeç, Ilir Deda, 31 vjeç, Paulin Deda, 28 vjeç, të tre banues në fshatin Malaj Mirditë. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Malaj Mirditë, janë gjetur dhe sekuestruar 3,5 Kg lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike kannabis sattiva, e cila ishte në gjendje të tharë dhe e paketuar në pesë qese të mbështjella me plasmas të tejdukshëm. Kjo lëndë do të trafikohej nga shtetasit e arrestuar. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe katër telefona. Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,e kryer në bashkëpunim.
Sigal