Trafikimi i 2.5 ton drogë drejt Italisë, dërgohen për gjykim 9 persona

445
Sigal

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona të akuzuar për rastin e trafikimit të 2 ton e 530 kg drogë drejt Italisë.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

9 janar 2017 – Kamioni me drogë është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari.

9 janar 2017 Policia Italiane arreston në flagrancë  Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës. Në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi Demo Progonati, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.

13 janar 2017- Regjistrohet procedimi penal nr.12 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në bazë të informacionit të sjellë nga Pala Italiane.

Më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane  “INTERFORZA” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithshme e  Policisë së Shtetit, mbi sekuestrimin e një sasie prej 2 ton e 530 kg  lëndë e dyshuar llojit “Cannabis Sativa” me datë 11.01.2017 në Portin e  Ankonës në Itali, që ishte e ngarkuar në Kamionin “MAN”, me targa AA 846  GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, 47 vjeç,  lindur në Fier e banues në Gjirokastër.

15 janar 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim.

07 qershor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

21 qershor 2017, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

28 nentor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç,  banues në Vlorë.

04 dhjetor 2017 ndalohet Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

05 dhjetor 2017, ndalohet  Agron Kapllani,  51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi,  shoqërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i  narkotikëve” kryer në bashkëpunim.  Neni 283/a/2 i Kodit Penal.  Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 18.07.2017.

 05 dhjetor 2017 ndalohet Gëzim Dervishi, 59  vjeç, banues në Durrës, ish specialist në trajtimin e  qenve të  shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale  të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit  Penal.  Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 28.07.2017.

05 dhjetor 2017, u ndalua nga SH.Ç.B.A, Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

06 dhjetor 2017, u ndalua Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit.

06 dhjetor 2017, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.