Trafikantët shqiptarë me 2.4 ton hashash në makinë, përplasen me armë me policinë italiane

441
Mbi 2.4 ton kanabis janë sekuestruar në Ravena të Italisë, sasi kjo nga më të mëdhatë ndonjëherë në këtë zonë, ndërkohë që në pranga kanë rënë tre shqiptarë.”Ravenna Today” shkruan se pas hetimeve u kapën 4 persona, një 26- vjeçar italian si dhe tre shqiptarë, 21, 27 dhe 53 vjeç. Tashmë të gjithë ndodhen pas hekurave nën akuzën e transportit të lëndëve narkotike. Po sipas mediave italiane aksioni për sekuestrimin e dy tonëve hashash u shoqërua me përplasje me armë zjarri mes trafikantëve dhe policisë. Ishte një kontroll rutinë ai që nxori zbuluar bandën e trafikantëve të drogës, të cilët ishin duke transportuar ngarkesën me një furgon. Ata nuk ndaluan pas thirrjes së policisë dhe ajo iu vu nga pas, por pasagjeri u hodh ndërsa makina ishte në ecje e sipër dhe ia mbathi me vrap. Policia bllokoi shoferin dhe brenda mjetit u gjet sasia e 2.4 ton marijuanë, 62 kilogram hashash dhe 4 kilogram vaj hashashi. Policia ndaloi shoferin e furgonit, një italian 26-vjeçar, emër i njohur për policinë italiane dhe pastaj u vu në kërkim të të arratisurit. Komandanti i Savios, Giorgio Tantimonaco pikasi dy makina të dyshuara, një Alfa dhe një Fiat, në një postbllok tjetër. Në kohën që i ndaloi patrulla, pasagjerët nisën sherrin dhe njeri prej tyre nxori armën. Tantimonaco arriti ta bllokojë, edhe pse ai e shkrepi pistoletën, por për fat të mirë askush nuk mbeti i plagosur. Fillimisht shqiptarët ia mbathën me makinë e më pas, e braktisën dhe ikën në këmbë. Arratia nuk shkoi gjatë, pasi policia arriti t’i arrestonte në një bar, sepse një prej policëve arriti të njihte njërin prej tyre.
Sigal