Trafikantët çojnë Policinë e Korçës “në male”, për të nxjerrë hashashin nga qyteti

478
Ndërsa shteti mendon se po tallet e po bënë gallatë me shqiptarët, duke u premtuar “parajsën” dhe duke mos plotësuar asgjë, duke u marrë taksat sa gjysma e pagave e pensioneve e duke mos ofruar asnjë shërbim korrekt e të plotë nëpër zyra, shëndetësi, energji, ujë, arsim, kulturë, dogana, tatime, sigurime shëndetësore-shoqërore, në transport e kudo, por edhe duke mos u garantuar asnjë garanci jete, prone dhe qetësie publike as në qendër të Tiranës e të qyteteve kryesore, tashmë është krimi që ka nisur të tallet me shtetin, madje deri në denigrim dhe nxjerrje jashtë funksioneve të detyrave që kanë. Një rast i tillë tallje dhe denigrimi i shtetit prej krimit, ndodhi 2 ditë më parë në Korçë. Një telefonatë, njoftoi në numrin e shërbimit të emergjencës së policisë së Qarkut të Korçës, se në një fshat të rrethit Korçë kishte ndodhur një vrasje me 2 viktima. Policia e cila ka detyrë operacionale të kontaktoj së pari me inspektorin e zonës, kontaktoi me gazetarët lokalë, të cilëve u dha “lajmin e parë”, pa parë asgjë me sy! E prej këtej, lajmi u përhap në mbarë gjithë botën, me alarmin dhe panikun tek qytetarët, se në fshatin Lekas të Korçës kishte plasur lufta e ishin vrarë 2 persona të “pa identifikuar”. Pas telefonatës, polica la një polic “dezhurn” dhe u vërsul e gjitha në zonën ku telefonuesi njoftoi se kishte ndodhur krimi. Por krim nuk kishte ndodhur e megjithatë, për t’u siguruara, policia e Korçës e “krehu” gjithë zonën dhe rezultoi se nuk kishte ndodhur jo më vrasje, por as shkrehje pushke! 12 orë pas aksionit, policia e Korçës, doli dhe njoftoi se alarmi ishte fals. Mirëpo, pse u bë telefonata për sajim krimi në një zonë larg qendrës së Korçës? Sipas një burimi të ardhur nga drejtoria e policisë e Korçës, mësohet se telefonata për sajimin e krimit, kishte lidhje me një krim tjetër. Konkretisht, sipas informacionit që na u dha, thuhet se telefonuesi ka mashtruar policinë dhe e ka çuar atë në alarm në “marshim” drejt një fshati larg unazës së qytetit, me qëllim që nga Korça të nxirrej një sasi e madhe hashashi e pa kontrolluar prej policisë! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, duhet bërë një analizë konkrete për të “zbardhur” “qorrllëkun” dhe mëndje-lehtësinë e drejtuesve të policisë së qarkut e të rrethit, të cilët marin malet pas një telefonate, pa a verifikuar në bazën e parë, që është inspektori i zonës, ose ata “1200”-at që policia paguan në çdo fshat e zonë!
Ja pjesë nga njoftimi zyrtar i Policisë-Korçë, për talljen që iu bë prej krimit
Informacion sqarues, në lidhje me një njoftim të rremë dhënë tek organet e Rendit, i cili supozonte një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Xerje, ku nga verifikimet policore të kryera, rezultoi i pavërtetë. Në datën 31.08.2016, rreth orës 15:20, një shtetas anonim, ka telefonuar tek nr 129 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, duke thënë se, pranë fshatit Xerje, Njësia Administrative Lekas-Korçë, janë vrarë me armë zjarri, dy persona si edhe janë plagosur disa të tjerë. Menjëherë nga ana e strukturave të DVP-Korçë, janë bërë verifikimet dhe kontrollet e nevojshme, nga të cilat rezultoi se kjo telefonatë ishte e rremë dhe se nuk kishte asnjë ngjarje kriminale, me persona të vrarë apo të plagosur, në të gjithë territorin e pretenduar”. 
Sigal