Trafik veprash arti nga Greqia në Shqipëri, në kërkim korçari

469
Një 44 vjeçar nga Korça është shpallur në kërkim për akuzën e trafikut të veprave të artit nga Greqia për në Shqipëri
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Lluka Binjaku, në fshatin Ravonik, Korçë, iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale, disa objekte të ndryshme, të dyshuara si vepra arti.
“Dyshohet se, shtetasi i mësipërm, i ka trafikuar nga shteti grek, për në Republikën e Shqiperisë, në periudha dhe kohë të ndryshme, duke pasur si objektiv shitjen e tyre, me qëllim përfitimin material. Këto objekte arti, kur janë kaluar nga kufiri Grek për në Shqipëri, nuk kanë pasur asnjë dokument shoqërues deklarimi për to” informon policia e Korçës
Objektet e sekuestruara
• 13 ikona kishtare.
• 3 panorama.
• 1 tabaka material me ngjyrë si ajo e argjendit.
• 1 pasqyrë, ku pjesa e pasme është material metalik, me ngjyrë si ajo e argjendit.
• 5 pjata të lugëta, material metalik me ngjyre si ajo e argjendit dhe ajo e bakrit.
• 3 disqe, material metalik dhe prej druri.
• 2 vepra, punime druri.
• 1 medalion metalik, me ngjyrë si ajo e bronxit.
• 1 ibrik , material metalik me ngjyrë si ajo e bakrit.
• 5 ora tavoline, material metalik, me ngjyrë si ajo e broxit.
• 2 kama me tehe, me përmasa nga 30 cm secila .
Policia thotë se po vijon puna për dokumentimin e plotë, me prova ligjore të kësaj ngjarje, evidentimin e personave të tjerë të implikuar në të, si edhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Gjithashtu ky shtetas, posedonte në banesën e tij, armë të ftohta, pa lejën e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 138/a dhe 279/1 të Kodit Penal.
Sigal