Trafik kokaine në Itali, arrestohen 3 shqiptarë, jepen emrat dhe fotot

740
Komisariati i Vittoria në Italia ka lëshuar urdhra arresti për tre shqiptarë të akuzuarrpër trafik kokainë. Ata janë: Ismet Totraku, lindur në 1985; Dashnor Tosku lindur në 1988 dhe Elis Rustami lindur në 1990. Për dy prej tyre është duke u hetuar jashtë vendit.
Në dimër të vitit 2016, disa qytetarë italianë kanë njoftuar për praninë në një fshat bregdetare, Casuzze, siç ka dhe emrin operacioni, të një grupi shqiptarësh që qarkullonin me makina të mëdha gjoja sikur punonin në sera. Ndaj këtij njoftimi, komisariti i Vittoria ka nisur hetimet.
Që në fillim hetuesit kanë verifikuar praninë e shqiptarëve që banonin në Casuzee, fshat bregdetar në Santa Croce Camerina. Ata janë gjurmuar derisa policia ka kapur me kokainë, një italian që kishte kontaktuar me shqiptaërët. Pas kësja nisi përgjimi ndaj tyre shoqëruar me kamera.
Nga përgjimet është zbuluar se ata synonin ardhjen e turistëve në verë, ku blerësit e kokainës do të njihnin një bum.
Fotot e tyre dhe videoja e operacionit:


Sigal