Trafik i madh në autostradën Tiranë-Durrës. Këshilla e policisë: Bjerini nga Elbasani

458
Policia Rrugore njoftoi mbrëmjen e djeshme se për ditën e sotme nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë-Gjiri i Lalzit do të jetë shumë e madhe për shkak të fluksit të mjeteve të

pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

Policia apelon drejtuesit që nuk kanë destinacion Gjirin e Lalzit të kalojnë nga Ndroqi ose Krraba për të shmangur trafikun.

“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë-Ndroq- Plepa-Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë-Tuneli i Krrabës-Elbasan-Rrogozhinë”, bëri të ditur policia.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në çdo rast të përdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistët kaskat mbrojtëse”- thuhet në njoftimin e policisë rrugore.
Sigal