Trafik heroine Shqipëri-Greqi, Prokuroria kërkon 74 vite burg për 6 persona

496
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin në një total prej 74 vitesh burg për 6 persona, të akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” (heroinë) nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Arrestimi i tyre është kryer në dt. 16.04.2014 pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës ku, secili në rolin e tij, po tentonin të kalonin në drejtim të Greqisë rreth 2.6 kilogramë heroinë. Ndaj këtyre persona, është zhvilluar hetimi proaktiv, i drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda pak javë para arrestimit të tyre.
Në bazë të këtij hetimi, rezultoi se 6 të pandehurit, si edhe disa persona të tjerë, ishin pjesë e një grupi që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi. Pavarësisht qëndrimit mohues të disa prej të pandehurve lidhur me veprat penale për të cilat akuzohen, Prokuroria për Krime të Rënda ka siguruar provat e plota dhe kërkon si dënim për këta persona, si më poshtë:
Renato Shopi të dënohet me 14 vjet burgim
Aleks Kreci të dënohet me 13 vjet burgim
Shyqyri Hasalla të dënohet me 13 vjet burgim
Ardian Shurdha të dënohet me 12 vjet burgim
Eli Djali të dënohet me 11 vjet burgim
Dritan Qesja të dënohet me 11 vjet burgim
Gjykata ka pranuar kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar dhe, nëse shpallen fajtorë, të pandehurit do të përfitojnë uljen 1/3 e dënimit.
Ndërkohë, i bashkëpandehur me këta persona është edhe shtetasi Ervis Haskolli, i cili gjykohet më vete.
Sigal