Trafik droge në Itali, arrestohet i dënuari me 10 vite burg

454
Policia ka arrestuar një 33 vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 10 vjet e 5 muaj burg për veprën penale “Organizatës kriminale trafikim të drogës”.
I arrestuari është shtetasi Ilir Hysa 33 vjeç nga Tirana. Hysa u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Trentos Itali me vendimin të datës 19.11.2010, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të “Organizatës kriminale trafikim të drogës”.
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sigal