Trafik droge në Britani, dënohen me 50 vite burg 8 shqiptarët e arrestuar

420
BRITANI – Gjykata e Londrës ka dënuar me 50 vite burg, 8 shqiptarë të arrestuar shatorin e vitit të kaluar për trafik droge.
Mësohet se shqiptarët e dënuar janë Taulant Bushi, 37 vjeç, Enrik Mullahi, 27 vjeç, Aurel Hoxha, 27 vjeç, Albert Krasniqi, 27 vjeç, Artur Sufaj, 36 vjeç, Olsin Llanga, 28 vjeç dhe Blendi Kellici, 26 vjeç.
Llanga dhe Sufaj janë dënuar me nga 10 vite e 8 muaj burg, Mullahi për 8 vite, ndërsa Krasniqi, Kellici, Hoxha and Bushi u dënuan me nga 6 vite burg. Ndërkohë për anëtarin e 8 të bandës shqiptare të trafikut të drogës në Britani, për 34 vjeçarin Bledar Vranari vendimi i Gjykatës së Londrës do të jepet javën e ardhshme.
Mediat britanike bëjnë me dije se 27-vjeçari Albert Krasniqi, u kap në muajin shtator me rreth 400.000 paund me vete. Policia britanike bazuar tek hetimet, beson se makina e Krasniqit është përdorur sisa herë për të kaluar lëndë narkotike dhe lekët që do përdoreshin për të blerjen e saj përmes kufijve ndërkombëtarë. 
Sigal