Trafik droge me turshi nga Durrësi në Zvicër, arrestohet pas 4 vitesh maqedonasi

519
Katër vite më parë, Toni Velichkov dhe dy maqedonas të tjerë, do të dërgonin drejt Zvicrës, përmes portit të Durrësit 835 kg kanabis të futur mes turshive të kastravecave dhe specave.
Ditën e sotme 50-vjeçari është arrestuar në Morinë, dhe u është dorëzuar autoriteteve policore të Durrësit.
“Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Shtetasi T.Velichkov është kapur në Morinë dhe më pas i është dorëzuar Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Sigal