Trafik droge, arrestohet në Romë i riu shqiptar që kërkohej nga Zvicra

569
Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Ticino, Zvicër pasi akuzohej se kishte transportuar heroinë. Arrestimi mësohet se është bërë në datën 1 mars, por lajmi u publikua vetëm ditën e sotme.
Në pranga është vënë një 28-vjeçar shqiptar, pas një hetimi në lidhje me trafikun e drogës në Ticino. Ka qenë vetë zyra e prokurorit në Lugano që ka dhënë informacionet për këtë arrestim.
Ndaj shqiptarit ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar dhe ndalimi është bërë në Romë dhe më pas është ekstraduar për në Zvicër.
Sipas një hetimi, shqiptari prill të vitit 2015 kishte mundur ti shpëtonte arrestimit, ku në pranga ishte vënë një shok i tij, po shqiptar. Ata po transportonin 400 gramë heroinë. Sipas autoriteteve zvicerane, shqiptari bën pjesë në një organizatë të trafikut të drogës në këtë kanton.
Sigal