Tom Doshi shkon në Prokurorinë e Përgjithshme, zbulohet akuza e radhës

554
Tom Doshit nuk i ndahen problemt me drejtësinë. Pak minuta më parë siç konfirmohet ai ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme për tu përballur me një tjetër akuzë.
Burime të mbrëndshme bëjn me dije se Doshit pritet t’i komunikohet akuza e “deklarimit të rremë të paurisë”. Hetimet për deputetin e fortë të Shkodrës nisën dy vite më parë, pas një kallëzimi të ILDKPI, por që prokuroria e ka përmbledhur me akuzën e sipër përmendur.

Po ashtu mësohet se pas këtij vendimi Doshi do ti drejtohet Gjykatës së Larë.

Ja çfarë thoshte ILDKPI dy vite më parë për Doshin

Kujtojmë se ILDKPI ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për deputetin Tom Doshi, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Bëhet fjalë për një shumë, që sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, shkon deri në 23 milionë euro. Shkeljet, sipas ILDKP-së, janë kryer nga viti 2005 deri në vitin 2014.

ILDKPKI ka dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara duke insistuar që hetimet të shtrihen më tej për të parë nëse ka ndonjë shkelje tjetër. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Tom Doshi, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për periudhën kohore 2005 – 2014, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro.
Sigal