Tmerrohet Durrësi, maskat dhe armët në mes të ditës grabisin bizneset

613
Pikërisht në kohën kur Mogherini ndodhej në aeroportin e Rinasit dhe po përgatitej të fluturonte jashtë Shqipërisë , 20 km larg saj pikërisht në qytetin numër dy të vendit maskat dhe banditët me armë grabisin bizneset. Ndoshta për ironi të faktit kjo grabitje klasifikohet si pika tre e kritereve të vendosura nga BE për integrimin e vendit. Ndoshta largimi në drejtim të paditur i autorëve me maska dhe armë, tregon edhe një herë se sa e pasigurt është jeta dhe siguria e bizneseve dhe njerëzve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Ja ngjarja që trazoi për të disatën herë bizneset dhe qytetin e Durrësit. “Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Sipas burimeve nga policia e qytetit bregdetar por edhe banorëve të bulevardit ku ndodhi grabitja bëhet e ditur se dy persona të armatosur kanë hyrë në një argjendari në pronësi të Gj. Ngresi, dhe e kanë grabitur. Mësohet se në momentin e ngjarjes në argjendari ndodhej vetëm shitësja. Pasi kërcënuar me armë punonjësen dhe morën sendet me vlerë, autorët u larguan me shpejtësi. Menjëherë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve ,ndërkohë që është mjaftuar me një komunikatë ku thuhet se: Më datë 18.04.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës, në një argjendari dy persona të paidentifikuar, kanë marrë një sasi bizhuterish dhe janë larguar. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal