Tmerrohen banorët tek “Ali Demi”, gjejnë të vdekurin në magazinë!

578
Një 50-vjeçar dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Trupi i tij i pajetë është gjetur këtë mbrëmje rreth orës 20:00 në një magazinë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Policia mori njoftim përmes një telefonate në sallën operative 112, se ishte gjetur një trupë i pajetë.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët kanë konstatuar se në një magazinë ndodhej i vdekur personi me inicialet S. M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor.
Pranë trupit të viktimës gjendej një armë gjahu dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka kryer vet vrasje.
“Po punohet për zbardhjen e shkakut të vetëvrasjes”, thotë policia.
Sigal