Tjetër vetëvrasje në Tiranë, hidhet nga kati i 9-të, 61 vjeçari

159

Një qytetar, i moshës 61 vjeç, me iniciale F.XH, është hedhur nga kati i nëntë i një pallati në zonën e rrugës Kongresi I Tiranës. në Tiranë.

Sipas asaj që mëson Syri.net, burri ndërroi jetë menjëherë, ndërsa Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan drejt vetëflijimit.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH.,61 vjeç,  ku si pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.