Tjetër vetëvrasje në Shqipëri, kësaj here ndodh në Vlorë

503
Një tjetër vetëvrasje është raportuar nga policia shqiptare, kësaj here në qytetin e Vlorës.
Policia njofton se shtetasi me inicialet S.F, 50 vjeçar, ka vendosur të vetëvritet përmes helmit. Shtetasi ka pirë një sasi helmi e për pasojë ka ndërruar jetë.
Pak më parë policia njoftoi për vetëvrasjen e një 24 vjeçareje në një fshat të Beratit, e cila kishte varur veten.
”Në lagjen ‘Kushtrimi’, si pasojë e kushteve të rënda psiko-sociale, në banesë, është vetëhelmuar, shtetasi S.F., 50 vjeç, banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për vetëvrasje”, njoftoi Policia.
Sigal