Tjetër tragjedi në Alpet shqiptare/ Bie në humnerë, humb jetën turistja australiane

460
Një turiste nga Australia ka humbur jetën në Alpet e Tropojës. Lajmi konfirmohet nga policia e cila thotë se turistja ka rënë nga një lartësi 80 metër. 
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur dje në vëndin e quajtur “Qafa e Valbonës”, ku turistja me inicialet A.V.SH, 56 vjeçe ka rënë nga një lartësi 80 m në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia thotë se turistja ndodhej në Tropojë sëbashku me bashkëshortin e saj. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit fatal. Zona ku ka ndodhur ngjarja paraqet vështirësi për transportin e Policisë, e cilas sipas burimeve të Shqiptarja.com ka kërkuar edhe një helikopter për ndihmë. Po sipas policisë bëhet fjalë për një grup të organizuar turistësh në zonat malore të Tropojës.
Sigal