Tjetër skandal, 3 paciente me probleme mendore abortuan në një qendër sociale

469
Polica e Shkodrës, me urdhër të prokurorisë, ka arrestuar drejtoreshën e Qendrës së Zhvillimit Social dhe një infermiere me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burime nga prokuroria e Shkodrës bëjnë me dije se janë arrestuar shtetaset Juliana Cepi dhe Aida Ymeraj. Ndalimi i tyre është bërë pas një hetimi 2-mujor nga prokuroria prej nga ka rezultuar se është ushtrua dhunë ndaj pacientëve me probleme mendore në këtë qendër. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se tri femra në moshë madhore kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës. Vijon hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatzëninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.
Sigal