Tjetër shpërthim në Lazarat, tritol në derën e një lokali, s’ka të lënduar

443
LAZARAT – Një tjetër shpërthim me eksploziv është shënuar në Lazarat. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:25, në hyrje të fshatit Lazarat, mbi vendin e quajtur Pularia , tek dera e lokalit të shtetasit me iniciale A.T.
Sipas policisë lënda plasëse eksplozive me fitil të ndezur është hedhur nga jashtë portës në oborr, para derës së lokalit. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë thyer xhamat e lokalit, si dhe dëme të tjera materiale.
Megjithatë nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar . Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
Brenda një jave ky është shpërthimi i tretë me eksploziv në fshatin e Lazaratit. Më e fundit ishte mbrëmjen e së shtunës së 21 marsit ku u vendos tritol në shtëpinë e babait të kreut të Partisë Demokratike në Gjirokastër Roland Bejko.
Sigal