Tjetër shpërthim në Fushë-Krujë, granatë magazinës, disa të shoqëruar

569
Një tjetër shpërthim në ‘kryeqytetin’ e eksplozivëve, Fushë Krujë. Pak pas mesnatës së mbrëmshme, rreth orës 01:00, në Fushë-Krujë kanë hedhur dhe ka shpërthyer një granatë dore, para magazinës së shtetasit B. B. 57 vjeç, banues në Fushë – Krujë.
Policia e Durrësit thotë se janë shkaktuar dëme të vogla materiale (dëmtuar një gril prej llamarine).

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale

“Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal