Tjetër aksion në Krujë, asgjësohen 5 500 bimë narkotike

476
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë dhe Stacionit te Policise Ishem , në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së djeshme kanë goditur një tjetër rast, ku kanë bërë të mundur sekuestrimin dhe asgjesimin e 5 500 bimëve narkotike Cannabis Sattiva. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Kodra e Krojit” dhe “Kodra e Buranit”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies:
• Rreth 4 500 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Pylli i bizes” dhe “Perroi i Bizes”, Ishem, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies:
• Rreth 1 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Durres për veprat penale”Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
Sigal