Tjetër aksident tragjik te Mali i Robit, 1 i vdekur

666
Një aksident me vdekje ka ndodhur një ditë më parë te Mali i Robit.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, viktimë ka mbetur këmbësori R.S, 71 vjeç, banues në Derven të Krujës. Në rrugën dytësore te Mali i Robit, ai është përplasur nga një makinë tip “Volksvagen”, që drejtohej nga 28-vjeçari J.D., banues në Golem.
Ky i fundit është vënë në pranga pas aksidentit, i akuzuar për veprën penale: Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Po te Mali i Robit, mëngjesin e 24 Shkurtit, drejtuesi i një makine humbi kontrollin duke përplasur për vdekje dy persona (Xhemal Pisku 69 vjeç dhe nusja e djalit të 69-vjeçarit, Edlira Pisku 34 vjeçe), që qëndronin anë rruge duke pritur një mjet transporti për të shkuar në Berat.
Sigal