Tjetër aksident rrugor/ Plagosen 4 persona

467
Sigal

Një aksident ka ndodhur në fshatin Fratar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se një automjet ka dalë rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj nga ku kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të këtij qyteti

Njëri prej të plagosurve është nisur drejt kryeqytetit është lënduar më tepër ndërkohë tre të tjerë vazhdojnë të marrin ndihmë mjeksore në spitalin e Fierit.

Shkak mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë