Tjetër aksident në Fier, motorçikleta përplas të miturin

433
Sigal

Tjetër aksident ka ndodhur paraditen e sotme në  Baltëz të  Fierit. Siç raportohet një motorçikletë ka përplasur një fëmijë 2-vjeçar. Mësohet se fëmija po dilte nga shtëpia në momentin e përplasjes dhe menjëherë  pas ngjarjes është transportuar drejt spitalit të  Traumës të Tiranës.

Ky është i dyti aksident që ndodh sot në Fier. Më herët makina përplasi një grua të komunitetit rom.