Tiranë, zjarr te Tregu i Medresesë, digjen disa dyqane

154
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa dyqane në kryeqytet, te tregu i madh në rrugën “5 Maji”, i njohur ndryshe si Tregu Industrial në zonën e Medresesë. 
Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e flakëve të shumta janë dëmtuar 10 dyqane, por pa të lënduar në njerëz. 
Pas disa orësh punë intensive, zjarrfikësit mundën të shuajnë flakët e zjarrit dhe të vënë situatën nën kontroll.