Tiranë, zjarr në papafingon e banesës së drejtorit në Akademinë e Sigurisë, s’ka të lënduar

435
Përfshihet nga zjarri papafingoja e një banese në kryeqytet. Burime nga policia lokale bënë me dije se shtëpia është në pronësi të Xhavit Shalës, Drejtor i Qendrës Shkencore dhe Kërkimore në Akademinë e Sigurisë. Sakaq, nga raportimet e deritanishme mësohet se nga flakët nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sapo u njoftuan për zjarrin, forca policore dhe një autobot i zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve.

Ndërkaq, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Parapakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në papafingon e banesës. Policia njofton zyrtarisht se: “Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fuat Toptani”, te vilat Gjermane, ka rënë zjarr ne papafingon e banesës së shtetasit Xh.Sh. e cila është shuar nga shërbimet zjarrfikëse. Nga hetimet e para zjarri dyshohet te jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Policia po punon për zbardhjen e plotë te ngjarjes.”
Sigal