Tiranë, zjarr i përmasave të mëdha në një Fast Food në “Rrugën e Elbasanit”

446
Një Fast Food në kryeqytet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Elbasanit” rreth orës 13:00. Nga raportimet e para thuhet se zjarri ka rënë për shkak të gjeneratorit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të mëdha.

Ende nuk ka raportime për të lënduar dhe nuk është bërë një bilanc i dëmeve materiale.
Sigal