Tiranë/ Vritet një person dhe plagoset bashkëshortja e tij në kodër Kashar

479
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm më 17 maj në zonën e quajtur Kashar-Kodër, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale L.XH, 56 vjeç dhe është plagosur bashkëshortja e tij N.Xh 55 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes i cili është shtetasi me iniciale A.A 35 vjeç banues në Kashar, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. 

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa sipas policisë dyshimet e para për krimin kanë të bëjnë me prishje krushqie mes dy familjeve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.
Sigal