Tiranë, vritet me thikë inspektori i IKMT-së

474
Një inspektor i IKMT-së është qëlluar për vdekje mëngjesin e sotëm në Bathore. Mësohet se viktima është 35 vjecari, Milazim Shehu. Dëshimtarët e ngjarjes pohojnë se inspektori është qëlluar tre herë me thikë. Ai është dërguar menjëherë në spital por ka humbur jetën gjatë rrugës pasi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Mbeten ende mister shkaqet e kësaj vrasje, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit, ende i paidentifikuar. Blutë nuk përjashtojnë mundësinë vrasjes për shkak të detyrës që mbante 35-vjeçari.
Sigal