Tiranë, vritet aksidentalisht në gjueti 65-vjeçari

448
Sigal

Një 30-vjeçar ka qëlluar për vdekje aksidentalisht me çifte kolegun e tij të gjuetisë ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mulletit gjatë kohës që të dy ishin në gjueti. Autori është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar krimin e kryer. I vdekur ka mbetur një 65-vjeçar identiteti, i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia. Sipas informacioneve të para dy gjuetarët kanë qenë në një distancë jo shumë të madhe në pyll, por nuk kanë mundur ta shikojnë njëri- tjetrin. Ky nuk është rasti i parë i plagosjeve aksidentale gjatë gjuetisë në këtë zonë. Për shkak të pyllit të dendur ka pasur edhe raste të tjera, ku gjuetarët kanë plagosur njëri-tjetrin aksidentalisht. Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e saj.