Tiranë: Vizitoi në spital të mbijetuarin e atentatit, shoqërohet si i dyshuar vëllai i Durim Bamit

457
Policia e Tiranës, deri mesditën e djeshme mbante të shoqëruar 10 persona si të dyshuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi te lulishte “1 Maji”, mbrëmjen e të enjtes së 1 tetorit. Mes 10 të shoqëruarve ishte edhe vëllai i Durim Bamit, personazhi që u supozua se do t’i bënte atentat deputetit Tom Doshi dhe që sot mbahet në arrest shtëpie. Valter Bami, u shoqërua nga forcat e Policisë së Tiranës mëngjesin e djeshëm, teksa po parkonte makinën pranë Spitalit të Traumës, shkruajn mediaa. Valteri, ishte i shoqëruar edhe nga Lutfi e Marklen Haka, persona këta të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Nadien Zeneli, në vitin 2011, në Tiranë, por që u lanë të lirë për mungesë provash.

Policia kishte të dhëna për një njohje mes Durim Bamit e vëllait të tij me Elvis Gaçajn, por pa specifikuar nëse ishin shok apo armiq mes tyre. Përveç kësaj, fakti që Bami ndodhej pranë spitalit ku po mbahej i shtruar pas atentatit 40¬-vjeçari Gaçaj, bënë që Policia t’i shoqëronte ata si të dyshuar të mundshëm për ngjarjen. Megjithatë, pas disa orësh, aq sa zgjati dëshmia e tyre në Polici, Valter Bami, Lutfi e Marklen Haka u lanë të lirë. Burimet thanë se vëllai i Durim Bamit ka thënë se thjesht po i shkonte për vizitë në spital Gaçajt, meqenëse ai para disa ditësh kishte qenë në shtëpinë e tij në Fushë–Krujë. “Meqenëse erdhi të vizitonte Durimin, menduam t’ia kthenim vizitën kur morëm vesh që ishte plagosur”, mësohet të ketë thënë Valter Bami.
Sigal