Tiranë, vetëhelmohet pronari i lokalit ku Xhuvani vrau 4 persona

440
Sigal

TIRANE – Ka ndërruar jetë duke u vëtëhelmuar Andea Omiro, I cili ishte pronari i lokalit “Ante Grand” ku më 4 nëntor të vitit të kaluar mbetën të vrarë katër persona.  54 vjeçari I ka dhënë fund jetës në kryeqytet në rretha ende të paqarta rreth orës 18:50 të datës 4 janar në banesën e tij pranë zonë së “Komunës së Parisit”. 

Kanë qenë familjarët e tij, ata që e kanë gjetur 54 vjeçarin pa ndjenja dhe kanë tentuar që ta shpëtojnë duke e dërgaur në spitalin e “Traumës” por nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.

Nga hetimet e para dyshohet se Omiro, ishte në kushte të rënda depresoni, nga i cili ishte prekur prej kohësh, dhe kjo ka qenë arsyeja që pirë një lënde helmuese.

Në lokalin e natës në pronësi të Omiros, Konstandin Xhuvani ekzekutoi katër persona më pistoletë dhe, nga ajo kohë, ndaj 54-vjeçarit gjykata e kryqytetit kishte caktuar masë e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi atij iu gjet një levë hekuri, e klasifikuar nga policia si armë e ftohtë.