Tiranë, vdes një person në aksident, policia arreston 36-vjeçarin turk

347
Një 44 vjeçar humbi tragjikisht jetën pas një aksidenti rrugor që ndodhi në qendër të Tiranës, policia arreston si përgjegjës një të ri nga Turqia.
Ngjarja e bërë e ditur sot zyrtarisht nga Policia e Shtetit, ka ndodhur të premten në orën 12.00, në bulevardin “Bajram Curri” të kryeqytetit. Yakup Avci, 36 vjeç, banues në Turqi, i pajisur me leje drejtimi turke, duke drejtuar mjetin tip “Maune” me targë, është përplasur me motorin tip Honda, me drejtues shtetasin K.Xh, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë, 44 vjeçari është aksidentuar rëndë. Pasi mori mjekim në spitalin Ushtarak, ai ka ndërruar jetë. Policia e Tiranës tha se u arrestua në flagrancë shtetasi turk që akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, nen i Kodit Penal që kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet.
Sigal