Tiranë: Vdes në rrethana misterioze babai Franc Konomit

469
Babai i Franc Konomit i njohur si një nga krerët e bandave më të forta të Tiranës është gjetur i vdekur ne banese në rrethana misterioze. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë që konfirmuan se Stefan Konomi 78 vjeç, ishte gjetur i vdekur në banesën e tij gjatë së hënës, ndërsa dyshohet se mund të ketë vdekur dy ditë më parë. Policia u njoftua nga të afërm të Stefan Konomit të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, se nuk kishin mundur të flisnin me të prej disa ditësh. Pas mbërritjes së policisë në banesën e Konomit në Rrugën e Dibrës, është konstatuar se ai ishte pa shenja jete, ndërsa mjekët- ligjorë konfirmuan se vdekja e Stefan Konomit ka ardhur nga një atak në zemër.
Këta të fundit përpiluan edhe një raport mjeko- ligjor të cilin ia dorëzuan policisë për t’ia bashkangjitur akteve të tjera të saj. Policia hodhi ne fillim dyshime se Konomi mund te jete mbytur per shkak te se shkuares se djalit te tij, ndaj ekspertiza per bllokim te frymemarrjes pritet te hedhe drite mbi vdekjen e te moshuarit. Sipas burimeve të policisë Konomi jetonte i vetëm në banesën e tij në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë. Dy djemtë e tij jetojnë jashtë vendin, ndërsa djali i trete i tij Franc Konomi mbeti i vrare në vitin 2010 pasi u qellua per vdekje nga persona të paidentifikuar. Konomi u vra në moshën 40-vjeçare dhe konsiderohej si një nga të fortët e “Rrugës Bardhyl”. Ai u akuzua për vrasjen e Gaz Mucës në vitin 1992 në Tiranë, por asnjëherë prokuroria nuk ngriti akuzë. 
Sigal