Tiranë, vdes në çerdhe fëmija 13 muajsh, i pajetë në spital

446
Sigal

TIRANE – Një fëmijë vetëm 13-muajsh ndërroi jetë pasditen e sotme ndërsa ndodhej në çerdhe. Vogëlushi 1-vjeçar ndodhej në çerdhen shtetërore numër 17 në kryeqytet, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” dhe mësohet se është dërguar i pajetë në spital. Informacionet për këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa se vogëlushi 13 muajsh është S.Prendi, fëmija i një oficeri të policisë gjyqësore.
 
Sipas informacioneve te para në lidhje me këtë ngjarje të shënuar këtë pasdite, fëmija dyshohet se ka ndërruar jetë ndërsa ka qenë duke fjetur.

Ora 17:25 Basha në morg, takon prindërit e fëmijës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha menjëherë pas mësimit të ndarjes nga jeta të fëmijës në çerdhe, takoi në morgun e Tiranës çiftin Prendi. 

Ora 17:00 Seferi: Edukatoret thane se femija nderroi jete ndersa ishte ne gjume
Pëllumb Seferi, drejtori i Qendrës së Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Bashkia Tiranë në një prononcim për median tha se sipas informacioneve të marra nga edukatoret e çerdhes, fëmija nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim shëndetësor gjatë ditës. Pas ngrënies së drekës fëmijët kanë rënë në gjumë, por gjatë kontrolleve të herëpashershme edukatoret vunë re, sipas Seferit, se vogëlushit i kishte ndryshuar ngjyra e fytyrës. “Menjëherë në këto momente janë njoftuar instancat përkatëse”, -theksoi Seferi