Tiranë, tritol me fitil pranë një banese te “Brryli”, i pashpërthyer

555
Sigal

TIRANE – Një kallëp tritoli është zbuluar pranë një banesë në zonën e “Brrylit” në kryeqytet, gati për të shpërthyer.
 
Lënda eksplozive është e vendosur pranë banesës me fitil të pashpërthyer. Në vendngjarje mbërritën policia dhe forcat xheniere për të bërë çaktivizimin e tritolit.

Ora 10:53 Policia merr në pyetje vëllanë e pronarit të internet kafesë
Uniformat blu kanë marrë në pyetje vëllain e pronati të qendrës së internetit kafe.

Ora 10:50 Pronari i internet kafesë bëri kallëzim para 1 jave, dyshohet gjakmarrje
Burime përmedian theksojnë se pronari i internet kafesë ka bërë kallëzim para dy javësh pasi ka marrë kërcënim.  Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se ai ka pasur konflikte në Holandë, ndërsa hetimet janë përqëndruar në pistën e gjakmarrjes.

Ora 10:47 Tritoli në një internet kafe, pronari ndodhet në Itali
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se janë 300 gr lëndë eksplozive e llojit tritol e vendosur në qepenin e një interneti kafeje në zonën e “Brrylit” në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se qendra e internetit është në pronësi të një shtetasi që ndodhet në Itali, identiteti i të cilit nuk dihet ende.