Tiranë, të shtëna me armë te materniteti i vjetër, tre viktima

499
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë maternitetit të vjetër në kryeqytet, si pasojë kanë mbetur të vrarë 3 persona. Raportohet se konflikti ka ndodhur mes dy grupeve personash të cilët kanë qenë në dy makina të ndara, një BMW me targa AA 001 IK Benz dhe një Tuareg me targa AA 097 KE. Dy prej viktimave kanë ndërruar jetë menjëherë përballë Bulevardit Zogu i Parë, ku ka ndodhur edhe shkëmbimi i zjarrit, ndërsa viktima e tretë ka ndërruar jetë në spital. 
Bëhet e ditur se autorët kanë përplasur mjetin me të cilin udhëtonin viktimat duke e nxjerrë nga rruga, më pas një prej tyre ka dalë nga makina tip “Tuareg” duke qëlluar me kallashnikov. Më pas të shtënat janë zhvendosur në ambientet e oborrit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur punën hetimore duke marrë në pyetje edhe personat të cilat kanë qenë aty pranë kur ka ndodhur ngjarja, për të çuar në zbardhjen e identitetit të personave të përfshirë. Trupat e dy prej viktimave ndodhen akoma në vendngjarje.
Policia ka mundur te arrestoje te dyshuarit e ngjarjes vetem kater minuta pasi kishte ndodhur vrasja ne bulevardin “Zogu i pare”. Mes te plagosurve mesohet se ka mbetur edhe nje shtetas italian i identifikuar si Salvatore Letizia. Policia ka arrestuar shtetasin Markelian Doçi i cili eshte nipi i Mentor Doçit dhe dyshohet se eshte nje nga autoret e vrasjes.
Jane zbuluar emrat e tre viktimave te kesaj ngjarje, Besnik Sulka, rezulton si person me precedentë penalë, në trafik droge, Gerti Goxha është arrestuar në Kukës me drogë, Mentor Lufi, ka një vendim penal nga Gjykata e Dibrës. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Sigal