Tiranë: Të shtëna me armë në një lokal, plagosen dy të rinj

474
Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin e shtetasit L.T në Bathore, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur dy të rinj, 25 dhe 27 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Momentalisht nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi E.Daci, i njohur ndryshe edhe me emrin Gazmend, i cili është shpallur në kërkim.
Sigal