Tiranë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një lokali në Bathore

492
Një shpërthim ka ndodhur në zonën e Bathores. Ngjarja u regjistrua mesnatën e së enjtes rreth orës 23:50 minuta. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se shpërthim ka ndodhur pranë lokalit të shtetasit Xh.D dhe dyshohet se ka qenë me lëndë plasëse.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëmtime të murit dhe reklamës së lokalit. Nuk dihet autori, ndërsa forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.
Sigal