Tiranë, shoferja lë në mes të rrugës makinën në flakë, digjen dhe tre të tjera

518
Një makina e drejtuar nga një vajzë është përfshirë nga flakët për shkaqe që po hetohen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë, ku policia është njoftuar se një automjet ka marrë flakë.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjetiv mjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen B.M., në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit, si pasojë është braktisur në rrugë nga drejtuesja dhe nga flakët janë dëmtuar 3 makina të tjera, 2 “Benz” dhe 1 “Ford”.
Policia e Tiranës thotë se grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Sigal