Tiranë, sekuestrohen 59 kg kanabis; 2 të arrestuar

397
Sigal

Tiranë, Komisariati 5 :Sekuestrohen 59 kg
Canabis Sattiva .

 

Arrestohen në flagrancë
dy shtetas dhe proçedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.

 

Gjatë orëve të mbasdites
së sotme (07.102016),  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e
Policisë nr 5, kanë marrë informacion në rrugë operative se shtetasi Haxhi
Qefalia ishte duke futur një sasi lënde narkotike në një  banesë në fshatin
Priskë e Vogël të Njësisë Administrative Zallherr. 

 

Shërbimet  policore
kanë  shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit të banesës
të marrë me qera nga  shtetasi Haxhi Qefalia, është  konstatuar një
sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sattiva, ku pas peshimit
 rezultoi me një peshë 55.3 kg.

 

 Gjithashtu
 nga veprimet e shpejta policore është kapur në flagrancë  në një
distancë rreth 20 m,  larg kësaj banese në tentativë për t’u larguar
shtetasi Vullnet Qefalia, i cili u kap me një sasi lënde narkotike e dyshuar si
canabis sattiva, ku pas  peshimit  rezultoi 3.7 kg.  
  

 

Lënda narkotike e
dyshuar si canabis sattiva u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. 

 

Në përfundim të
veprimeve të para proceduriale  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve

 

1- Haxhi Qefalia , 36
vjeç , lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative
Zallherr. 

 

2- Vullnet Qefalia , 31
vjeç  ,lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë
Administrative Zallherr. (Vëllezër me njëri -tjetrin)

     
             

Gjithashtu u
 proçeduan në gjendje të lirë shtetasit : 

 

–  Sh. K., 53 vjeç,
lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël të Njësisë Administrative
Zallherr. 

 

–  Xh. K, 53 vjeçe,
lindur dhe banues në fshatin Priskë e vogël. 

 

Nga veprimet e para
hetimore dyshohet se shtetasit e proceduar në gjendje të lirë (bashkëshortë me
njeri- tjetrin)  ishin pronarët e banesës  ku u gjet lënda narkotike
të cilën ia kishin dhënë me qera  gjysmën e baneses shtetasit H.Qefalisë
dhe në pjesën tjetër të kësaj baneseje jetonin vetë.

 

Materialet proceduriale
do t’i dërgohen Prokurorise pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor  Tirane, për
veprën penale “Prodhim ,mbajtje dhe shitje të bimëve narkotike”, parashikuar
nga neni 283,i  Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Haxhi Qefalia dhe
Vullnet Qefalia, si  dhe për veprën penale të “Moskallzim të
krimit” parashikuar nga neni 300 I Kodit Penal,  në ngarkim të
shtetasve Sh.K dhe Xh. K .