Tiranë, qeni gjen kufomën e dekompozuar të një personi, ishte groposur në Priskë

460
Një kufomë e dekompozuar është gjetur ditën e djeshme 14 shkurt në zonën e Priskës në Dajt. Policia sqaron se kufoma, që i përket seksit mashkull eshte i moshes rreth 30-40 vjeç dhe mendohet të ketë qenë endacak, u gjet nga një bari i zonës.
“Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është kostatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po germonte në vendin ku u gjet kufoma. Kufoma u transportua pranë Morgut në SQU, për ekzaminimeve të mëtejshme mjeko ligjore”, thuhet në njoftim.
Mendohet se shkaqet e vdekjes mund te kene qene natyrale.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.
Sigal