Tiranë/ Qëllon me armë patrullën e policisë, arrestohet 21 vjeçari

445
Kundërshton kontrollin e policisë duke qëlluar dy herë me pistoletë ndaj patrullës ‘Shqiponja’ në rrugën ‘Him Kolli’ në qendër të kryeqytetit, arrestohet 21 vjecari nga Puka me iniciale E.K, ndërkohë shpallet në kërkim shoku i tij.
Ngjarja ka alarmuar kalimtarët në zonë, teksa dy të shtënat janë drejtuar kundra patrullës së uniformave blu por fatmirësisht pa të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake të rinjtë lëviznin me një motor në afërsi të rrugës së kavajës, ndërsa policia nuk përjashton dhe pistën se ata do të kryenin një krim në zonë.
Sigal